BDI në Gostivar konsolidon strukturat: zgjedhen drejtues të rinj në disa nëndegë

Procesi i zgjedhjeve të brendshme në degën e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Gostivar po vazhdon me ritëm të intensifikuar, duke prodhuar emra të rinj në strukturat lokale dhe The post BDI në Gostivar konsolidon strukturat: zgjedhen drejtues të rinj në disa nëndegë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 22, 2026 - 21:30
BDI në Gostivar konsolidon strukturat: zgjedhen drejtues të rinj në disa nëndegë

Procesi i zgjedhjeve të brendshme në degën e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Gostivar po vazhdon me ritëm të intensifikuar, duke prodhuar emra të rinj në strukturat lokale dhe duke rikonfirmuar aktivistë me përvojë.

Në kuadër të këtij procesi, Sherif Miftari është zgjedhur kryetar i nëndegës Zona 7. Miftari, magjistër i shkencave ekonomike, është një figurë e njohur në arsim, me mbi dy dekada përvojë si profesor në Shkollën Ekonomike në Gostivar. Ai ka mbajtur edhe funksione drejtuese, si zëvendësdrejtor i shkollës (2015–2017) dhe drejtor i Qendrës për Arsim Profesional dhe Trajnime (2021–2025). Në aspektin politik, ai ka qenë nënkryetar i degës së BDI-së në Gostivar dhe aktualisht vazhdon angazhimin si anëtar aktiv i saj.

Ndërkohë, Izet Izeti është zgjedhur kryetar i nëndegës Vardari. Ai vjen nga sektori i sigurisë, ku është i angazhuar në Njësinë Territoriale Kundër Zjarrit në Gostivar, me një përvojë të gjatë në mbrojtjen e qytetarëve. Izeti njihet si aktivist i hershëm i BDI-së dhe pjesë e strukturave të saj në vazhdimësi.

Procesi zgjedhor është zhvilluar edhe në nëndegën Lagja e Sahatit, ku është mbajtur kuvendi zgjedhor dhe janë zgjedhur organet e reja drejtuese, përfshirë Kryesinë, Këshillin Mbikëqyrës dhe Komitetin e Veteranëve.

Nga dega e BDI-së në Gostivar vlerësojnë se ky cikël zgjedhor reflekton mobilizim dhe riorganizim të strukturave në terren, me synimin për të forcuar praninë dhe aktivitetin politik në nivel lokal.

Ky zhvillim vjen në një moment kur BDI, tashmë në opozitë, po synon konsolidimin e brendshëm dhe rikthimin e ndikimit në bazë. Gazeta Flaka

The post BDI në Gostivar konsolidon strukturat: zgjedhen drejtues të rinj në disa nëndegë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .