BDI për Adnan Azizin: Tentativë propagande që u kthye në pranim të problemit
BDI ka reaguar pas postimit të deputetit të VLEN-it, Adnan Azizi lidhur me publikimet dygjuhësore në Gazetën Zyrtare, duke e cilësuar atë si “propagandë” që, sipas tyre, në fakt ka The post BDI për Adnan Azizin: Tentativë propagande që u kthye në pranim të problemit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
BDI ka reaguar pas postimit të deputetit të VLEN-it, Adnan Azizi lidhur me publikimet dygjuhësore në Gazetën Zyrtare, duke e cilësuar atë si “propagandë” që, sipas tyre, në fakt ka ekspozuar shkelje të ligjit nga vetë institucionet qeveritare.
Në kumtesë, BDI thekson se Gazeta Zyrtare nuk vepron mbi bazë politike apo vullneti momental, por ka detyrim ligjor të sigurojë publikim në gjuhën shqipe dhe maqedonase, sipas Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.
“Postimi i djeshëm i VLEN-it, i cili tentoi të paraqesë si sukses publikimin dygjuhësor të dokumenteve në Gazetën Zyrtare, përfundoi si dëshmi publike e moszbatimit të ligjit nga institucionet që ata vetë i drejtojnë,” thuhet në reagim.
BDI shton se me krahasimet e bëra nga deputeti i VLEN-it me institucione të tjera, është pranuar në mënyrë indirekte se një pjesë e administratës nuk e respekton detyrimin ligjor për përdorimin e gjuhës shqipe.
“Problemi nuk është interpretimi i ligjit. Problemi është moszbatimi i ligjit,” thekson partia.
Në reagim fajësohet edhe qeveria dhe Presidenca për, siç thuhet, përpjekje për të shmangur përgjegjësinë politike përmes deklaratave të deputetëve.
“Kur synimi është mashtrimi i opinionit, e vërteta del vetë në sipërfaqe,” thuhet më tej në kumtesë.
BDI përfundon duke kërkuar zbatim të plotë dhe të menjëhershëm të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në të gjitha institucionet shtetërore, pa përjashtim. Gazeta Flaka
The post BDI për Adnan Azizin: Tentativë propagande që u kthye në pranim të problemit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .