BDI: Presion skandaloz dhe i papranueshëm nga Vlen ndaj drejtësisë

BDI përmes një komunikate thekson se sot i gjithë opinioni është skandalizuar nga reagimi i partisë VLEN dhe apostrofimi i tyre ndaj prokurorisë. “Komuniteti ndërkombëtar në vazhdimësi raporton për presione qeveritare ndaj prokurorisë dhe ...

gusht 8, 2026 - 11:00
BDI: Presion skandaloz dhe i papranueshëm nga Vlen ndaj drejtësisë

BDI përmes një komunikate thekson se sot i gjithë opinioni është skandalizuar nga reagimi i partisë VLEN dhe apostrofimi i tyre ndaj prokurorisë.

“Komuniteti ndërkombëtar në vazhdimësi raporton për presione qeveritare ndaj prokurorisë dhe gjykatave, ndërsa Vlen këtë dyshim e konfirmoi sot publikisht. Raporti i Bashkimin Europian alarmon si asnjëherë më parë për ndërhyrje politike në sundimin e ligjit. Prokuroria dhe Gjykatat duhet të vendosin në bazë të provave e jo direktivave politike dhe partiake”, reagon BDI.

Sipas kësaj partie, drejtësi selektive partiake nuk i duhet as qytetarëve e as Maqedonisë së veriut.

“Këtë shqetësim BDI ia ka paraqitur miqve ndërkombëtar, përfshirë dhe komunikatën e sotme të Vlen. BDI bën thirrje për drejtësi europiane, joselektive. Prokurorët bartin përgjegjësi dhe duhet të vendosin në bazë të ligjit, provave, ekspertizave, e jo në bazë të urdhëresave dhe dëshirave partiake. Paaftësinë e vet dhe dështimin e tërësishëm, Vlen tenton ta kamuflon me përndjekje politike dhe presion ndaj prokurorisë.

Vlen le të nisë denoncimet nga rradhët e veta, si për shembull Izet Mexhiti dhe Visar Ganou për mbi 250 milion euro dëm me ndërtimet pa leje, Burim Latifi mbi 19 milion euro dëm buxhetit, Nedim Rama dhe keqbërësit e tjerë nga rradhët e tyre”, thekson BDI.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.