BDI: Pronari i diskotekës u arrestua pa pranga, Bekteshi me pranga dhe para mediave

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar sërish për arrestimet në rastin e zjarrit të Koçanit. Nga BDI thonë se pronari i klubit “Puls” ku vdiqën 59 persona, merret nga policia The post BDI: Pronari i diskotekës u arrestua pa pranga, Bekteshi me pranga dhe para mediave appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 27, 2025 - 02:00
 0  6
BDI: Pronari i diskotekës u arrestua pa pranga, Bekteshi me pranga dhe para mediave

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar sërish për arrestimet në rastin e zjarrit të Koçanit. Nga BDI thonë se pronari i klubit “Puls” ku vdiqën 59 persona, merret nga policia pa pranga, teksa ish-ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi me pranga dhe me prezencë mediatike.

Reagimi i plotë:

Kjo është turp. Kjo është spektakël. Kjo është absurditet.

Autori i drejtpërdrejtë i tragjedisë, pronari i klubit që u dogj dhe mori jetën e 59 të rinjve në Koçan, merret nga policia PA pranga, ndërsa një ish-ministër, që nuk ka asnjë lidhje me këtë tragjedi, u shoqërua ME pranga, nën vëmendjen maksimale të mediave, pasi më parë ishin ftuar kamerat.

Ky është një turp institucional.
Ky është manipulim i pastër.
Kjo është përdhosje e drejtësisë.
Ne nuk do të heshtim përballë këtij absurdi!

The post BDI: Pronari i diskotekës u arrestua pa pranga, Bekteshi me pranga dhe para mediave appeared first on Flaka, në çdo lajm... .