Akademia e Shkencave me thirrje për eurointegrimet dhe reformat në gjyqësi!

Akademia Maqedonase e Shkencave dhe Arteve mbajti Kuvendin vjetor. Mesazhet kryesore në 18 faqe I dërgoi kreu I AMSHA-së, Zhivko Popov. Nuk u anashkalua as edhe tragjedia në Koçanë. “Mos The post Akademia e Shkencave me thirrje për eurointegrimet dhe reformat në gjyqësi! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 27, 2025 - 02:00
 0  5
Akademia e Shkencave me thirrje për eurointegrimet dhe reformat në gjyqësi!

Akademia Maqedonase e Shkencave dhe Arteve mbajti Kuvendin vjetor.

Mesazhet kryesore në 18 faqe I dërgoi kreu I AMSHA-së, Zhivko Popov.

Nuk u anashkalua as edhe tragjedia në Koçanë.

“Mos sundimi me dekada I së drejtës dhe korrupsioni në sistem sollën shtet të shkatëruar me institucione jofunksionale. Si rezultat I kësaj, viteve të fundit na ndodhën fatkeqësi masive, në mesin e të cilëve edhe tragjedia e fundit në Koçanë” – tha kreu I AMSHA-së.

Popov duke komentuar zhvillimet politike dhe rrugëtimin evropian të vendit, I ofroi Sofjes zyrtare veprim të anuluar të ndryshimeve kushtetuese si bazë solide për kompromis.

“Vlerësoj se kemi bërë shumë më tepër, sakrifikuam shumë dhe më tepër se kjo procesi eurointegrues humb cdo kuptim. Lidhur me kontestin me fqinjtë tanë, me të cilët jetojnë me shekuj bashkë, me ose pa kufij, kam një propozim të shkëlqyeshëm me veprim të parashikuar të anuluar që paraqet bazë solide për kompromis” – tha kreu I AMSHA-së, Zhivko Popov.

Popov u bëri thirrje partive që t`i largojnë duart nga gjyqësori, kurse inkurajoi Gjykatën Kushtetuese të miratojë vendim kushtetues lidhur me çështjet që dalin nga Marrëveshja e Ohrit.

Në Kuvendin vjetor të AMSHA-së morën pjesë anëtarët e kësaj Akademie, kreu I KOM-it, Kryetarii BNJVL-së, por munguan Presidentja Siljanovska dhe Kryeministri Mickoski.

The post Akademia e Shkencave me thirrje për eurointegrimet dhe reformat në gjyqësi! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .