BDI: Stoilkoviq ka larguar 7 shqiptarë nga puna në Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim thonë se ministri i Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq ka larguar nga puna 7 shqiptarë, të punësuar në këtë ministri, përcjell TV21. Nga BDI kërkojnë, siç thonë ata, “ndërprerjen e menjëhershme të praktikave diskriminuese në këtë ministri, rikthimin pa kushte të punonjësve të larguar padrejtësisht, si dhe hetim të plotë […] The post BDI: Stoilkoviq ka larguar 7 shqiptarë nga puna në Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive appeared first on InfoShqip.com.

dhjetor 25, 2025 - 13:00
 0
BDI: Stoilkoviq ka larguar 7 shqiptarë nga puna në Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim thonë se ministri i Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq ka larguar nga puna 7 shqiptarë, të punësuar në këtë ministri, përcjell TV21. Nga BDI kërkojnë, siç thonë ata, “ndërprerjen e menjëhershme të praktikave diskriminuese në këtë ministri, rikthimin pa kushte të punonjësve të larguar padrejtësisht, si dhe hetim të plotë institucional dhe përgjegjësi të qartë politike për këtë akt flagrant të diskriminimit”.

“Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh indinjatën dhe shqetësimin e thellë ndaj veprimit skandaloz dhe politikisht të papranueshëm të ministrit Ivan Stoilkoviq, i cili ka larguar nga puna shtatë punonjës shqiptarë në Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, institucion themelor për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe për garantimin e barazisë ndëretnike në vend”, thonë nga BDI.

Nga BDI akuzojnë ministrin në fjalë për diskriminime të vazhdueshme.

“Që nga dita e parë e formimit të kësaj Qeverie dhe marrja e këtij dikasteri nga ministri Stoilkoviq, punonjësit shqiptarë flasin për një realitet të njohur tashmë: izolim të qëllimshëm në një kat të vetëm të ministrisë, mungesë totale të kushteve bazë të punës, presion të vazhdueshëm psikologjik dhe frikë permanente nga largime selektive. Vendimi i sotëm vetëm sa e konfirmon këtë praktikë të qëndrueshme dhe të mirëorganizuar. Ironia është tronditëse dhe politikisht e rrezikshme: ministria që ka për mision mbrojtjen e barazisë ndëretnike po shndërrohet, me vetëdije, në shembull flagrant të shkeljes së saj”, thonë nga BDI./tv21/

The post BDI: Stoilkoviq ka larguar 7 shqiptarë nga puna në Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive appeared first on InfoShqip.com.