BE, gati sanksione Izraelit, Kallas: Tarifa për mallrat izraelite
Bashkimi Europian ka zbuluar planin më të ashpër deri më tani për të ushtruar presion ndaj Izraelit për t’I dhënë fund luftës në Gaza. Shefja e politikës së jashtme të Unionit, Kaja Kallas tha se ky plan ka synim të reduktojë lidhjet tregtare me Izraelin dhe të sanksionojë zyrtarë të lartë për shkak të shkeljeve […]

Bashkimi Europian ka zbuluar planin më të ashpër deri më tani për të ushtruar presion ndaj Izraelit për t’I dhënë fund luftës në Gaza.
Shefja e politikës së jashtme të Unionit, Kaja Kallas tha se ky plan ka synim të reduktojë lidhjet tregtare me Izraelin dhe të sanksionojë zyrtarë të lartë për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut në Gaza.
Masat e planifikuara, të cilat duhet të miratohen ende nga vendet anëtare, synojnë të vendosin tarifa për rreth 5.8 miliardë euro mallra të importuara nga Izraeli, ndërsa sanksionet janë për Ministrin e Sigurisë Kombëtare Itamar Ben Gvir dhe Ministrin e Financave Bezalel Smotrich. Sanksione planifikohen edhe ndaj grupit palestinez Hamas.
“Paraqita një paketë të fuqishme sanksionesh ndaj terroristëve të Hamasit, ministrave ekstremistë në qeverinë izraelite dhe kolonëve të dhunshëm dhe subjekteve që mbështesin pandëshkueshmërinë që po ndodh në Bregun Perëndimor. Qëllimi nuk është të ndëshkohet Izraeli. Qëllimi është të përmirësohet situata humanitare në Gaza. Lufta duhet të marrë fund. Vuajtjet duhet të ndalen dhe të gjithë pengjet duhet të lirohen. Na vjen keq që duhet të ndërmarrim këtë hap. Megjithatë, besojmë se është i përshtatshëm dhe proporcional duke pasur parasysh krizën humanitare të vazhdueshme në Gaza”
Bashkimi Europian është partneri më i madh tregtar i Izraelit, kështu që tarifat mund të kenë efekte të gjera në ekonominë, e cila është tashmë e tronditur nga kostoja e një lufte të gjatë.
Nëse paketa miratohet, rreth 32 milionë euro në fonde dypalëshe të kontrolluara nga Komisioni Evropian do të pezulloheshin menjëherë.
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen përsëriti thirrjet e saj për armëpushim dhe theksoi se blloku mbështet një zgjidhje me dy shtete.
Megjithatë ministri I jashtëm I Izraelit, Gideon Sa’ar reagoi ashpër dhe e akuzoi zyrtaren më të lartë europiane se po fuqizon grupet terroriste.
Unioni 27-anëtarësh ka qenë I ndarë në lidhje me masat që duhen ndërmarrë për funin e luftës në Gaza dhe nuk është e qatyë nëse shumica do të bjerë dakord të mbështesë sanksionet dhe masat tregtare.
Ky hap I Bashkimit Europian vjen teksa Izraeli nisi ofensivën tokësore për pushtimin e plotë të qytetit të Gazës. Një lëvizje e tillë u kritikua edhe nga Papa Leoni XIV, I cili dënoi zhvendosjen e dhunshme të palestinezëve dhe përsëriti thirrjet për armëpushim dhe lirim të pengjeve. Ati I Shenjtë kërkoi rezpektim të ligjit ndërkombëtar dhe theksoi se konflikti duhet zgjidhur në mënyrë diplomatike.
