BE gati të pezullojë ndihmën prej 1.5 miliardë eurosh për Serbinë, shkak lidhjet me Rusinë

Serbia përballet me humbjen e deri në 1.5 miliardë eurove nga fondet e BE-së, ndërsa Komisioni Europian po shqyrton mundësinë e ndërprerjes së procesit të reformës për shkak të prapambetjes demokratike dhe lidhjeve të ngushta të vendit me Rusinë. Kombi ballkanik nuk është anëtar i BE-së, por pasi ka nisur bisedimet për t’u anëtarësuar në […] The post BE gati të pezullojë ndihmën prej 1.5 miliardë eurosh për Serbinë, shkak lidhjet me Rusinë appeared first on InfoShqip.com.

Prill 10, 2026 - 16:30
BE gati të pezullojë ndihmën prej 1.5 miliardë eurosh për Serbinë, shkak lidhjet me Rusinë

Serbia përballet me humbjen e deri në 1.5 miliardë eurove nga fondet e BE-së, ndërsa Komisioni Europian po shqyrton mundësinë e ndërprerjes së procesit të reformës për shkak të prapambetjes demokratike dhe lidhjeve të ngushta të vendit me Rusinë.

Kombi ballkanik nuk është anëtar i BE-së, por pasi ka nisur bisedimet për t’u anëtarësuar në vitin 2014, ai është i kualifikuar për fonde dhe grante për ta ndihmuar të çojë përpara reformat ligjore. Një vendim për të pezulluar pagesat do ta ndërlikonte më tej të ashtuquajturin proces zgjerimi të BE-së, me vende si Ukraina dhe Mali i Zi që garojnë për t’u anëtarësuar, por vende me ndikim si Franca kërkojnë kujdes.

“Ne jemi gjithnjë e më të shqetësuar për atë që po ndodh në Serbi”, tha Komisionerja Evropiane e Zgjerimit Marta Kos. “Nga ligjet që minojnë pavarësinë e gjyqësorit te shtypja e protestuesve dhe ndërhyrja e përsëritur në median e pavarur.”

Komisioni po vlerëson nëse vendi ende i plotëson kushtet për “pagesa sipas instrumenteve financiare të BE-së”, tha Kos.

Katër zyrtarë të BE-së theksuan se brenda Komisionit është krijuar një presion për të mbajtur paratë ndërsa BE-ja ka kritikuar publikisht reformat gjyqësore të nxitura nga Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, qeveria e të cilit është përballur me protesta të gjera .

The post BE gati të pezullojë ndihmën prej 1.5 miliardë eurosh për Serbinë, shkak lidhjet me Rusinë appeared first on InfoShqip.com.