BE-ja bën thirrje për qetësi dhe përmbajtje nga të gjithë aktorët për të shmangur përshkallëzimin në Venezuela
BE-ja po bën thirrje për “qetësi dhe përmbajtje nga të gjithë aktorët, për të shmangur përshkallëzimin” pas ndërhyrjes së SHBA-së në Venezuelë, ka raportuar BBC.. Në deklaratën e re të kryediplomates së BE-së, Kaja Kallas, dhe të nënshkruar nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së përveç Hungarisë, thuhet se “e drejta e popullit venezuelian për


BE-ja po bën thirrje për “qetësi dhe përmbajtje nga të gjithë aktorët, për të shmangur përshkallëzimin” pas ndërhyrjes së SHBA-së në Venezuelë, ka raportuar BBC..
Në deklaratën e re të kryediplomates së BE-së, Kaja Kallas, dhe të nënshkruar nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së përveç Hungarisë, thuhet se “e drejta e popullit venezuelian për të përcaktuar të ardhmen e tyre duhet të respektohet”.
“Respektimi i vullnetit të popullit venezuelian mbetet e vetmja mënyrë që Venezuela të rivendosë demokracinë dhe të zgjidhë krizën aktuale”, thuhet në të.
Ende nuk ka pasur asnjë koment nga përfaqësia e Hungarisë në BE se pse vendi nuk e nënshkroi deklaratën.
