Javën e ardhshme me mot të vranët dhe me ngrica
Java e ardhshme në Kosovë do të karakterizohet kryesisht me mot të vranët. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat pritet të shoqërohen me riga shiu dhe fjolla bore. Temperaturat minimale dhe maksimale sipas IHMK-së, do të mbeten pozitive deri të mërkurën, përjashtuar viset malore ku mund të ketë ngrica të dobëta. Nga dita e enjte


Java e ardhshme në Kosovë do të karakterizohet kryesisht me mot të vranët.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat pritet të shoqërohen me riga shiu dhe fjolla bore.
Temperaturat minimale dhe maksimale sipas IHMK-së, do të mbeten pozitive deri të mërkurën, përjashtuar viset malore ku mund të ketë ngrica të dobëta.
Nga dita e enjte pritet një rënie e dukshme e temperaturave, të cilat pritet të jenë nën 0 gradë celsius.
Parashikimi nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për ditët nga 05 deri më 09.01.2026:
E hënë: Moti kryesisht i vranët dhe me riga shiu.
Temperaturat minimale: 1–3°C. Temperaturat maksimale: 7–10°C. Era: Kryesisht nga jugperëndimi, 1–6 m/s.
E martë: Mot i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale: 2–4 gradë Celsius.
Temperaturat maksimale: 5–8°C.
Era: Nga juglindja, 1–6 m/s
E mërkurë: Moti kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale: 1 deri në 3 gradë Celsius. Temperaturat maksimale: 4 deri në 6 gradë Celsius. Era: Kryesisht nga juglindja, 1–8 m/s.
E enjte: Mot i vranët dhe me kushte për reshje bore. Temperaturat minimale: -5 deri -2°C. Temperaturat maksimale: -1 deri 1°C. Era: Nga juglindja, 1–7 m/s.
E premte: Moti kryesisht i vranët. Temperaturat minimale: -8 deri -5°C.
Temperaturat maksimale: -2 deri 2°C. Era:
E lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës rekomandon kujdes të shtuar, sidomos për pjesëmarrësit në trafik, për shkak të ngricave që do të jenë më të theksuara në fund të javës.
