Bedri Hamza: E diela është dita jonë, do t’i thyejmë rekordet e daljes në votime
Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, i ka pasur disa porosi për përkahësit e PDK-së në sheshin “Zahir Pajaziti”. Hamza ka thënë se sonte i ka edhe disa porosi për mijëra qytetarë dhe simpatizantë të PDK-së që janë në këtë shesh. “E diela është dita jonë. Borë a shi, nxehtë a ftohtë, kemi me
![Bedri Hamza: E diela është dita jonë, do t’i thyejmë rekordet e daljes në votime](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/02/721553-bedri-hamza-e-diela-eshte-dita-jone-do-ti-thyejme-rekordet-e-daljes-ne-votime.png)
![bedri-hamza:-e-diela-eshte-dita-jone,-do-t’i-thyejme-rekordet-e-daljes-ne-votime](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/02/721553-bedri-hamza-e-diela-eshte-dita-jone-do-ti-thyejme-rekordet-e-daljes-ne-votime.png)
Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, i ka pasur disa porosi për përkahësit e PDK-së në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Hamza ka thënë se sonte i ka edhe disa porosi për mijëra qytetarë dhe simpatizantë të PDK-së që janë në këtë shesh.
“E diela është dita jonë. Borë a shi, nxehtë a ftohtë, kemi me dalë në numër rekord, kemi me dalë me motra e me vëllezër, me gra e me burra, me nënë e me babë. Kemi me dalë i madh e i vogël. Dhe kemi me e dëshmu edhe një herë, ashtu qysh e kemi dëshmu më 1999 dhe më 2008, se burimi i lirisë dhe demokracisë sonë janë qytetarët që duan bashkim dhe jo politikanët që duan përçarje. Do t’i thyejmë rekordet e daljes në votime. Do t’i thyejmë rekordet e votave dhe do t’i tregojmë të gjithëve, që një faqe e re e historisë po hapet. Një faqe e bardhë e mbushur me shpresat, me punën dhe me kontributin tuaj. Pra, e diela është dita jonë, të cilën do ta mbajmë në mend me gëzim përjetësisht”, ka thënë Hamza./Gazeta10