“Nëse nuk e voton, do të ndalen ndihmat sociale nga sistemi i Serbisë”- Arrestohen 4 persona në veri, ushtruan presion ndaj një qytetari për ta votuar një parti të caktuar
Katër persona të dyshuar për veprën “Cenim i përcaktimit të votuesit”, janë përcjellë për në stacionin policor në Mitrovicën e Veriut. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Zëvendës Drejtori Rajonal për Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani. Siç njoftoi Elshani, një qytetar ka njoftuar se atij i është kërkuar të votojë për një parti të
![“Nëse nuk e voton, do të ndalen ndihmat sociale nga sistemi i Serbisë”- Arrestohen 4 persona në veri, ushtruan presion ndaj një qytetari për ta votuar një parti të caktuar](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2023/10/Lajmi.jpg)
![](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2023/10/Lajmi-1024x528.jpg)
Katër persona të dyshuar për veprën “Cenim i përcaktimit të votuesit”, janë përcjellë për në stacionin policor në Mitrovicën e Veriut.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Zëvendës Drejtori Rajonal për Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.
Siç njoftoi Elshani, një qytetar ka njoftuar se atij i është kërkuar të votojë për një parti të caktuar, dhe nëse nuk e bën ndihmat sociale që i pranon nga sistemi i Serbisë do t’i ndërpriten.
Dyshohet se thirrja ka ardhë nga qendra për punë sociale në Zubin Potok.
Pas intervistimit të tyre dhe diskutimit me Prokurorin kujdestar do të vendoset se si të veprohet tutje”, tha Elshani.