Bedri Hamza në Kovragë: Do ta rrisim përkrahjen për bujqit dhe do ta mbrojmë punën e tyre
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar sot pemëtarët e njohur të Kovragës. Hamza ka thënë se do t’i mbështes të gjithë bujqit në Kosovë dhe do ta mbrojë punën e tyre. Ai ka thënë se bujqit do të kenë më shumë suksese në tokën e tyre dhe do të jetojnë më mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar sot pemëtarët e njohur të Kovragës.
Hamza ka thënë se do t’i mbështes të gjithë bujqit në Kosovë dhe do ta mbrojë punën e tyre. Ai ka thënë se bujqit do të kenë më shumë suksese në tokën e tyre dhe do të jetojnë më mirë në vendin tonë.
“I rrethuar nga pemëtarët e vyeshëm të Kovragës së Istogut, shembuj të jashtëzakonshëm të suksesit. Ne do t’i mbështesim të gjithë bujqit në Kosovë dhe do ta mbrojmë punën e tyre. Me grante investive, subvencione, qasje më të lehtë në financa, mekanizëm bujqësor dhe infrastrukturë përcjellëse, do t’i mbështesim në punë. Ndërsa, me masa parandaluese dhe sigurime bujqësore, do ta mbrojmë prodhimtarinë e tyre. Bujqit do të kenë më shumë suksese në tokën e tyre dhe do të jetojnë më mirë në vendin tonë. Kosova mundet ma mirë për bujqësinë. #MaMirë #PDK131”, ka shkruar Hamza.
Postimi i plotë:
I rrethuar nga pemëtarët e vyeshëm të Kovragës së Istogut, shembuj të jashtëzakonshëm të suksesit.
Ne do t’i mbështesim të gjithë bujqit në Kosovë dhe do ta mbrojmë punën e tyre. Me grante investive, subvencione, qasje më të lehtë në financa, mekanizëm bujqësor dhe infrastrukturë përcjellëse, do t’i mbështesim në punë. Ndërsa, me masa parandaluese dhe sigurime bujqësore, do ta mbrojmë prodhimtarinë e tyre.
Bujqit do të kenë më shumë suksese në tokën e tyre dhe do të jetojnë më mirë në vendin tonë.
Kosova mundet ma mirë për bujqësinë.