Pjesëmarrja në tubime publike, suspendohen tre zyrtarë policorë- Kapiten, major e rreshter
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka suspenduar nga detyra tre zyrtarë policor – një kolonel, një major dhe një rreshter policor. Sipas një njoftimit të lëshuar nga Policia e Kosovës, thuhet se suspendimi i tyre është bërë mbi dyshimin për pjesëmarrje në tubim apo aktivitet të natyrës politike, të cilat bien në kundërshtim me
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka suspenduar nga detyra tre zyrtarë policor – një kolonel, një major dhe një rreshter policor.
Sipas një njoftimit të lëshuar nga Policia e Kosovës, thuhet se suspendimi i tyre është bërë mbi dyshimin për pjesëmarrje në tubim apo aktivitet të natyrës politike, të cilat bien në kundërshtim me procedurat ligjore si dhe udhëzimet e brendshme të PK-së.
“Policia e Kosovës, si institucion i zbatimit të ligjit, mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore e kushtetuese, si institucioni kyç për garantimin e rendit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet në njoftim.
Ndryshe nga PK-ja, kanë thënë se policia e Kosovës me gjithë zyrtarët saj, kanë detyrë primare garantimin e rendit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët dhe se çdo përfshirje e zyrtarëve policorë në aktivitete politike do të dëmtonte besimin e krijuar ndër vite ndaj PK-së.
“Me qëllim të ruajtjes së besimit të publikut, ruajtjes së imazhit të Policisë si një ndër institucionet më të besuara dhe transparente, Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e vlerave, integritetit dhe profesionalizmit të saj, duke shërbyer në mënyrë të drejtë dhe të paanshme”, thuhet në njoftim.