Bedri Hamza për QKMF në Mitrovicë: Një kapitull i ri për jetë më të sigurt
Bedri Hamza ndërton Qendrën Mjekësore më të madhe dhe më moderne në Kosovë Në Mitrovicë sot është përuruar objekti i ri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, i cili është bashkëfinancuar nga Komuna e Mitrovicës dhe Shoqata “Jetimat e Ballkanit”. Kjo qendër është zyrtarisht më e madhja në Kosovë dhe ndër më të mëdhatë në
Bedri Hamza ndërton Qendrën Mjekësore më të madhe dhe më moderne në Kosovë
Në Mitrovicë sot është përuruar objekti i ri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, i cili është bashkëfinancuar nga Komuna e Mitrovicës dhe Shoqata “Jetimat e Ballkanit”.
Kjo qendër është zyrtarisht më e madhja në Kosovë dhe ndër më të mëdhatë në tërë rajonin tonë.
Hamza ka thënë se ky është një kapitull i ri për jetë më të sigurt dhe më të shëndetshme në Mitrovicë. Ai ka thënë se kjo është një histori e suksesit, që flet shumë për përkushtimin e tij ndaj shëndetit të qytetarëve.
Hamza ka thënë se ky objekt madhështor është simbol i transformimit të kujdesit parësor shëndetësor, i cili sot ndodhi në Mitrovicë, por nesër do të ndodhë anekënd vendit, sepse Kosova mundet ma mirë.
“Një kapitull i ri për jetë më të sigurt dhe më të shëndetshme nisi sot në Mitrovicë. Një histori e suksesit, që flet shumë për përkushtimin tonë ndaj shëndetit të qytetarëve. Ndërtimi i objektit madhështor të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” është dëshmi e suksesit që mund ta arrijmë kur bashkohemi në qëllime. Me Halil Kastratin, mikun tim, të cilin e falënderoj shumë për bashkëfinancimin e projektit, u bashkuam për t’u kujdesur më mirë për shëndetin e qytetarëve, mirëqenien e tyre dhe për të krijuar kushte më të mira për mantelbardhët, që të mund të shpëtojnë sa më shumë jetë.
Ky objekt madhështor është simbol i transformimit të kujdesit parësor shëndetësor në Kosovë.
Sot ndodhi në Mitrovicë. Nesër do të ndodhë anekënd vendit, sepse Kosova mundet ma mirë!
#MaMirë #PDK131”, ka shkruar Hamza.