Presidentja Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë për Presidentin Carter: Kosova gjithmonë do ta nderojë trashëgiminë e tij
Gjatë ditës së sotme Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani u nënshkrua në Librin e Zisë për Presidentin Jimmy Carter, të hapur në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Prishtinë. Me këtë rast, Presidentja Osmani ka shkruar: Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes
Gjatë ditës së sotme Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani u nënshkrua në Librin e Zisë për Presidentin Jimmy Carter, të hapur në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Prishtinë.
Me këtë rast, Presidentja Osmani ka shkruar:
Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Carter dhe popullit amerikan për ndarjen nga jeta të Presidentit Jimmy Carter.
Angazhimi i përhershëm i Presidentit Carter për paqen, të drejtat e njeriut dhe drejtësinë, frymëzoi breza liderësh në mbarë botën. Përkushtimi i tij ndaj shërbimit na kujton të gjithëve se lidershipi i vërtetë nuk ka të bëjë me fuqinë, por me humanizmin, integritetin dhe mbrojtjen e kauzave.
Kosova gjithmonë do ta nderojë trashëgiminë e tij si një kampion për liri, integritet dhe dinjitet. Shembulli i tij le të vazhdojë të na udhëheqë të gjithëve dhe shembëlltyra e tij qoftë një bekim për të gjithë ata që luftojnë për një botë më të mirë dhe më të drejtë, thuhet në njoftimin nga presidenca.