Bedri Hamza premton grante për mbulimin e investimeve të bizneseve deri në 30%
Bedri Hamza përmes një postimi, ka treguar se sot do të ketë takime me biznese, për të cilat ka premtuar grante për mbulimin e investimeve të bizneseve deri në 30%. “Sot, ditë e takimeve të shumta me biznese, të cilat paguajnë taksa që pastaj sigurojnë pagat e mësimdhënësve, policëve, ushtarëve, pensionet, ndërtohen rrugët, shkollat e


Bedri Hamza përmes një postimi, ka treguar se sot do të ketë takime me biznese, për të cilat ka premtuar grante për mbulimin e investimeve të bizneseve deri në 30%.
“Sot, ditë e takimeve të shumta me biznese, të cilat paguajnë taksa që pastaj sigurojnë pagat e mësimdhënësve, policëve, ushtarëve, pensionet, ndërtohen rrugët, shkollat e spitalet, për të mundësuar një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët tanë. Sektori privat është punëdhënësi më i madh në Republikën tonë.
Grante për mbulimin e investimeve të bizneseve deri në 30%.”, ka shkruar Hamza.
Hamza sot ka tubim të madh me biznese dhe do të ketë vizitë edhe në një biznes të madh që eksporton jashtë vendit.