Xhevahire Izmaku e ‘shokuar’ me deklaratën e ministrit Murati për kthimin e 100 eurove
Ish-deputetja, Xhevahire Izmaku i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili gjatë ditë së djeshme bëri të ditur se kanë krijuar një formular online për ata, të cilët duan që vullnetarisht të heqin dorë nga shtesat e fundvitit, prej 100 eurove. E ftuar në studion e emisionit “Raport” me Naim Sadikun, Izmaku është
Ish-deputetja, Xhevahire Izmaku i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili gjatë ditë së djeshme bëri të ditur se kanë krijuar një formular online për ata, të cilët duan që vullnetarisht të heqin dorë nga shtesat e fundvitit, prej 100 eurove.
E ftuar në studion e emisionit “Raport” me Naim Sadikun, Izmaku është shprehur e habitur me deklaratën e ministrit, duke thënë se kjo është me lujtë me dinjitetin e qytetarëve.
“Më mirë ka qenë me ua rrit pensionet prej 50 eurove e me i pas çdo muaj sesa një ndihmë që po e quajnë sadak është një farë ndihme që e bënë e aq më keq ia nxjerr për hundësh, një përkrahje për fundvit ku e pamë edhe dje deklaratën e ministrit që për mua ishte shokuese, një ministër një njeri me i thënë vetit intelektual e me bë një deklaratë të tillë, kjo është me lujtë me dinjitetin e një familje që këqyrë mirë a po i del paga sot a ka me i dal para viti të ri, a ka me e shpenzu deri në fund të muajit”, ka thënë Izmaku.
Tutje, ajo ka thënë se qytetarët i kanë marrë 100 euro, por ju ka dal dyfish fatura e rrymës. /Gazeta10/