Begaj: Hapja e grup-kapitullit të fundit të negociatave, fazë e re thellimi reformash

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj vlerësoi sot se hapja e grup-kapitullit të fundit të negociatave shënon një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Begaj u shpreh se ky hap konfirmon progresin e qëndrueshëm të vendit tonë, shkruan ATSH. Po ashtu, Kreu i Shtetit nënvizoi se kjo çel një fazë

Nëntor 17, 2025 - 14:00
 0
Begaj: Hapja e grup-kapitullit të fundit të negociatave, fazë e re thellimi reformash
Begaj: Hapja e grup-kapitullit të fundit të negociatave, fazë e re thellimi reformash

Begaj: Hapja e grup-kapitullit të fundit të negociatave, fazë e re thellimi reformash

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj vlerësoi sot se hapja e grup-kapitullit të fundit të negociatave shënon një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Begaj u shpreh se ky hap konfirmon progresin e qëndrueshëm të vendit tonë, shkruan ATSH.

Po ashtu, Kreu i Shtetit nënvizoi se kjo çel një fazë të re reformash më të thelluara në bujqësi, sigurinë ushqimore, zhvillimin rajonal dhe menaxhimin e burimeve.

Shqipëria dhe Bashkimi Evropian mbajtën sot në Bruksel Konferencën e 7-të Ndërqeveritare për hapjen e grup-kapitullit të fundit të negociatave.

Në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare me BE-në u hapën negociatat mbi grup-kapitullin 5 “Burimet, bujqësia dhe kohezioni”, duke përfshirë Kapitullin 11 (bujqësia dhe zhvillimi rural), 12 (siguria ushqimore, veterinaria dhe fitosanitaria), 13 (peshkimi dhe akuakultura), 22 (politika rajonale dhe koordinimi i instrumenteve strukturore) dhe 33 (dispozitat financiare dhe buxhetore).

Ky është grup-kapitulli i fundit i negociatave që vendi ynë hap me bashkimin Evropian në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE.