Video e rrallë: Sahit e Hamëz Jashari në momente gazmore, duke vallëzuar së bashku
Është publikuar një video e rrallë e Sahit dhe Hamëz Jashari në moment gazmore, duke vallëzuar së bashku. Kjo video është ndarë nga Jashar Jashari i cili tha se shqiptarët janë të fortë, dinë të kalojnë kohë të liga, ashtu siç na kanë mësuar njerëzit tanë të mëdhenj, heronjtë e kombit, edhe në luftën e


Është publikuar një video e rrallë e Sahit dhe Hamëz Jashari në moment gazmore, duke vallëzuar së bashku.
Kjo video është ndarë nga Jashar Jashari i cili tha se shqiptarët janë të fortë, dinë të kalojnë kohë të liga, ashtu siç na kanë mësuar njerëzit tanë të mëdhenj, heronjtë e kombit, edhe në luftën e fundit.
“Në këtë natë të ndërrimit të moteve, dua të ndaj me ju një video të Hamzë e Sahit Jasharit, të cilët japin për ne edhe momente loje e gëzimi, pavarësisht ditëve e kohëve të vështira që po kalojmë si popull”.
“Shqiptarët janë të fortë, dinë të kalojnë kohë të liga, ashtu siç na kanë mësuar njerëzit tanë të mëdhenj, heronjtë e kombit, edhe në luftën e fundit. Në këtë natë, dua të lutem për një vit më të mbarë e kohë më të mira për popullin tonë aq të vuajtur”, ka shkruar Jashari./Klankosova.tv
