Begolli thotë se Kadastra e Prishtinës ka arritur një rekord të ri: Brenda 25 ditëve pune u trajtuan 13,661 kërkesa – 13,083 janë aprovuar

Drejtori i Drejtorisë së Kadastrit dhe Legalizimit në Komunën e Prishtinës, Gent Begolli, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se janë arritur rezultate rekord në trajtimin e kërkesave të qytetarëve. Sipas tij, brenda vetëm 25 ditëve pune janë trajtuar gjithsej 13,661 kërkesa, prej të cilave 13,083 janë aprovuar. Postimi i tij i

Prill 3, 2026 - 13:30
Begolli thotë se Kadastra e Prishtinës ka arritur një rekord të ri: Brenda 25 ditëve pune u trajtuan 13,661 kërkesa – 13,083 janë aprovuar
begolli-thote-se-kadastra-e-prishtines-ka-arritur-nje-rekord-te-ri:-brenda-25-diteve-pune-u-trajtuan-13,661-kerkesa-–-13,083-jane-aprovuar

begolli-thote-se-kadastra-e-prishtines-ka-arritur-nje-rekord-te-ri:-brenda-25-diteve-pune-u-trajtuan-13,661-kerkesa-–-13,083-jane-aprovuar

Drejtori i Drejtorisë së Kadastrit dhe Legalizimit në Komunën e Prishtinës, Gent Begolli, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se janë arritur rezultate rekord në trajtimin e kërkesave të qytetarëve.

Sipas tij, brenda vetëm 25 ditëve pune janë trajtuar gjithsej 13,661 kërkesa, prej të cilave 13,083 janë aprovuar.

Postimi i tij i plotë:

13,661 kërkesa të trajtuara për vetëm 25 ditë pune!

Ky është një rekord i ri në Drejtorinë e Kadastrit në Prishtinë.

Rezultatet flasin vetë: 13,083 të aprovuaraBrenda pak javësh kemi arritur një ndryshim real në mënyrën se si shërbehet qytetari.

Sot: Gjeodezia – brenda 2 ditëve Kadastëri – brenda rreth 2 javësh

Hipotekat – brenda ditës

Nga një sistem me vonesa që shkonin deri në nëntor 2025, sot kemi ritëm dhe efikasitet që i përgjigjet qytetarëve në kohë.

Ky rezultat është meritë e një pune të përbashkët dhe një angazhimi serioz për ndryshim.

Për ne, çdo kërkesë është një qytetar që pret zgjidhje – dhe kjo është përgjegjësia jonë.