Bëhen bashkë Zana dhe Xheneta, çka po paralajmërojnë

Xheneta Fetahu, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, është parë në shoqërinë e aktivistes dhe autores së emisionit “Zanat”, Zana Avdiu. Dyshja është shfaqur së bashku në një video të ndarë në rrjete sociale, e cila menjëherë ka tërhequr vëmendjen e publikut. Por nga mënyra si janë paraqitur, duket se nuk bëhet fjalë thjesht […]

tetor 26, 2025 - 18:00
 0
Bëhen bashkë Zana dhe Xheneta, çka po paralajmërojnë

Xheneta Fetahu, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, është parë në shoqërinë e aktivistes dhe autores së emisionit “Zanat”, Zana Avdiu.

Dyshja është shfaqur së bashku në një video të ndarë në rrjete sociale, e cila menjëherë ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Por nga mënyra si janë paraqitur, duket se nuk bëhet fjalë thjesht për një dalje argëtuese.

“Dy gratë më problematike në shqiptari,” dëgjohet Zana teksa qesh në video, ndërsa Xheneta e shoqëron me një paralajmërim intrigues: “A e dini çka po ju pret? Së shpejti.”

Mbetet për t’u parë nëse Xheneta do të jetë e ftuar në emisionin e Zana Avdiut apo nëse të dyja po përgatisin një bashkëpunim të ri, që me shumë gjasë do të shkaktojë reagime, sepse një gjë është e sigurt: këto dy vajza dinë gjithmonë si të bëjnë zhurmë e të sfidojnë tabutë. /Prive