Zyrtarizohet lidhja e Vesës dhe Mirlind Dakut
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu, më në fund ka zyrtarizuar lidhjen e shumëpërfolur me futbollistin e njohur Mirlind Daku. Prej kohësh në rrjete sociale qarkullonin aludime për romancën mes tyre, por asnjëri prej tyre nuk e kishte konfirmuar publikisht. Megjithatë, duket se Vesa ka vendosur të mos e fshehë më dashurinë, shkruan […]


Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu, më në fund ka zyrtarizuar lidhjen e shumëpërfolur me futbollistin e njohur Mirlind Daku.
Prej kohësh në rrjete sociale qarkullonin aludime për romancën mes tyre, por asnjëri prej tyre nuk e kishte konfirmuar publikisht. Megjithatë, duket se Vesa ka vendosur të mos e fshehë më dashurinë, shkruan IndeksOnline.
Në një foto të publikuar në InstaStory, Vesa shihet teksa i uron ditëlindjen një vajze të vogël, por ajo që mori vëmendjen e ndjekësve ishte prania e Mirlind Dakut në foto, ku ai shihet duke mbajtur në krahë vogëlushen.
Ky postim është interpretuar si konfirmimi zyrtar i lidhjes së tyre, pasi është hera e parë që Vesa e ndan një imazh ku Daku shfaqet hapur në profilin e saj.