Bekim Fazliu del nga kontrolli i VLEN-it, i reagon Darko Kostadinovskit

Një nga drejtuesit e Lëvizjes Arbëria,Bekim Fazliu reagoi ashpër ndaj deklaratave të kryetarit të Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut, Darko Kostadinovski, duke përdorur një metaforë nga romani i njohur The post Bekim Fazliu del nga kontrolli i VLEN-it, i reagon Darko Kostadinovskit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 12, 2026 - 10:30
 0
Bekim Fazliu del nga kontrolli i VLEN-it, i reagon Darko Kostadinovskit

Një nga drejtuesit e Lëvizjes Arbëria,Bekim Fazliu reagoi ashpër ndaj deklaratave të kryetarit të Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut, Darko Kostadinovski, duke përdorur një metaforë nga romani i njohur Ferma e Kafshëve i George Orwell.

Në reagimin e tij publik, Fazliu tha se nëse romani satirik i Orwell-it do të shkruhej për realitetin politik në vend, në “fermë” do të ekzistonte edhe një “stallë e veçantë”.

“Nëse do të ishte shkruar Ferma e Kafshëve për realitetin e RMV-së, sigurisht që në fermë do të kishte edhe një stallë të veçantë, Stallën Kushtetuese. Aty, në krye të saj, do të rrinte një muzat i madh, D., i rëndë dhe solemn”, deklaroi Fazliu.

Reagimi vjen pasi Kostadinovski kishte komentuar më herët çështje që lidhen me interpretimin e Kushtetutës dhe rolin e institucioneve, çka ka nxitur përplasje politike dhe reagime nga përfaqësues të opozitës shqiptare.

Fazliu, përmes metaforës së tij, la të kuptohet se në vend ka institucione që sipas tij veprojnë me logjikë politike dhe jo me standarde profesionale kushtetuese.

Debati mes palëve vjen në një moment kur çështjet kushtetuese dhe interpretimet juridike po zënë vend të rëndësishëm në diskursin politik në vend. Gazeta Flaka

The post Bekim Fazliu del nga kontrolli i VLEN-it, i reagon Darko Kostadinovskit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .