Bekim Qoku është emëruar koordinator i grupit parlamentar të VLEN-it

Kuvendi i Maqedonisë së veriut njoftoi se në pajtim me nenin 34, paragrafi 9 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, sot është njoftuar zyrtarisht për ndryshimet në përbërjen dhe strukturën udhëheqëse të Grupit të deputetëve të VLEN-it. Sipas njoftimit, koordinator i Grupit të deputetëve të VLEN-it […]

maj 15, 2025 - 18:00
 0  3
Bekim Qoku është emëruar koordinator i grupit parlamentar të VLEN-it
Bekim Qoku, Foto nga profili i tij në Facebook

Kuvendi i Maqedonisë së veriut njoftoi se në pajtim me nenin 34, paragrafi 9 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, sot është njoftuar zyrtarisht për ndryshimet në përbërjen dhe strukturën udhëheqëse të Grupit të deputetëve të VLEN-it. Sipas njoftimit, koordinator i Grupit të deputetëve të VLEN-it është emëruar deputeti Bekim Qoku, transmeton Portalb.mk.

Zëvendëskoordinatorë janë deputetët Merita Kollçi Koxhaxhiku dhe Adnan Azizi.

Ndërsa përbërja aktuale e Grupit të deputetëve të VLEN-it është si vijon:

  1. Afrim Gashi
  2. Adnan Azizi
  3. Bekim Qoku
  4. Kaltrina Beqiri
  5. Imërlije Saliu
  6. Saranda Imeri
  7. Feride Haxhiu
  8. Merita Kollçi Koxhaxhiku
  9. Bekim Sali

“Kuvendi tashmë po përditëson informacionet zyrtare dhe do të veprojë në përputhje me Rregulloren dhe procedurat përkatëse”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se turbulencat në koalicionin VLEN dhe në Qeveri u shkaktuan nga krahu i Aleancës për Shqiptarët në partnerin qeveritar VLEN, kur kjo e fundit vendosi të dilte me listat e veta të këshilltarëve në zgjedhjet lokale në tetor.

Kjo nuk u pranua nga partnerët e tij të koalicionit në VLEN. Kjo u pasua nga largimi i Taravarit nga koalicioni VLEN, dhe në publik lindën spekulime se ai po negocionte me kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti.