Maqedonisë së Veriut iu lëshua kësti i tretë i kredisë hungareze për përkrahjen e kompanive

Banka e Zhvillimit pagoi këstin e tretë prej 41.3 milionë eurosh për bankat komerciale për të mbështetur 175 projekte të kompanive vendase, para nga kredia hungareze e destinuar për investime dhe zhvillim, transmeton Portalb.mk. Pjesa më e madhe e fondeve janë të destinuara për kompani të vogla, si dhe për blerjen e pajisjeve me vlerë […]

maj 15, 2025 - 18:00
 0  3
Maqedonisë së Veriut iu lëshua kësti i tretë i kredisë hungareze për përkrahjen e kompanive
Ministria e Financave. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Banka e Zhvillimit pagoi këstin e tretë prej 41.3 milionë eurosh për bankat komerciale për të mbështetur 175 projekte të kompanive vendase, para nga kredia hungareze e destinuar për investime dhe zhvillim, transmeton Portalb.mk.

Pjesa më e madhe e fondeve janë të destinuara për kompani të vogla, si dhe për blerjen e pajisjeve me vlerë 19.5 milionë euro. Pjesa më e madhe e parave do të shpenzohet për investime në kompanitë prodhuese.

Investimet shpërndahen si më poshtë: 45% në ndërtim, 47% në pajisje, 2% në burime të rinovueshme të energjisë dhe 6% në mjete transporti.

U mbështetën gjithsej 9 mikro, 91 të vogla, 57 të mesme dhe 18 kompani të mëdha. Deri më tani, janë paguar 125.8 milionë euro për 470 projekte, nga fondi i planifikuar prej 250 milionë eurosh.

Kujtojmë se kryeministri Hristijan Mickoski në fushatën parazgjedhore kishte premtuar marrjen e borxhit prej një vendi të huaj, duke e mbajtur të fshehur se për cilin shtet bëhet fjalë, që më vonë u zbulua se është Hungaria. Ai kishte paralajmëruar nismën e re për zhvillimin e komunave në vend duke siguruar 250 milionë euro.