Bella Thorne akuzon Mickey Rourke për sjellje të papranueshme në xhirime: Eksperienca më e keqe e jetës sime

Aktorja Bella Thorne, 27 vjeçe, ka akuzuar kolegun e saj Mickey Rourke, 72 vjeç, për sjellje të papërshtatshme dhe poshtëruese gjatë xhirimeve të filmit Girl në vitin 2020. Në një postim në rrjete sociale, Bella e cilësoi bashkëpunimin me Rourke si “një nga përvojat më të këqija të jetës sime”. Ajo pretendon se gjatë një […]

Prill 12, 2025 - 14:00
 0  4
Bella Thorne akuzon Mickey Rourke për sjellje të papranueshme në xhirime: Eksperienca më e keqe e jetës sime

Aktorja Bella Thorne, 27 vjeçe, ka akuzuar kolegun e saj Mickey Rourke, 72 vjeç, për sjellje të papërshtatshme dhe poshtëruese gjatë xhirimeve të filmit Girl në vitin 2020.

Në një postim në rrjete sociale, Bella e cilësoi bashkëpunimin me Rourke si “një nga përvojat më të këqija të jetës sime”.

Ajo pretendon se gjatë një skene ku kishte duart e lidhura pas shpine dhe qëndronte në gjunjë, Rourke e goditi në pjesën intime me një mulli metalik – në vend që të godiste gjurin, siç parashikonte skenari. Bella thotë se për pasojë pati mavijosje në kockën e legenit, shkruan DailyMail.

Aktorja shtoi gjithashtu se Rourke e poshtëroi edhe në skena të tjera, duke përmendur një rast kur ai përshpejtoi motorin e tij për ta mbuluar me papastërti para të gjithë ekuipazhit, dhe se shpesh refuzonte të fliste me regjisorin apo producentët, duke e detyruar atë të ndërhynte personalisht që ai të përfundonte xhirimet.

Deklaratat e Bellës vijnë pas një skandali tjetër që përfshin Rourke, i cili është paralajmëruar nga producentët e Celebrity Big Brother UK për komente homofobike ndaj këngëtares JoJo Siwa.

Ai e quajti atë me një fyerje ofenduese dhe shtoi se “do ta kthente heteroseksuale brenda katër ditësh”.

Pas valës së kritikave publike, Mickey mori një paralajmërim zyrtar nga produksioni i Big Brother, ndërsa kërkoi falje për fjalët e tij, duke thënë se “nuk kishte qëllim të keq”.