Gigi Hadid ndan fotografi të rralla me vajzën Khai dhe flet për bashkëprindërimin me Zayn Malik

Gigi Hadid ka ndarë disa fotografi të rralla të vajzës së saj 4-vjeçare, Khai, teksa shijonin një shëtitje me biçikletë në natyrë. Supermodelja 29-vjeçare, e cila është në një lidhje me aktorin Bradley Cooper, publikoi imazhet në Instagram, duke ruajtur gjithmonë privatësinë e vajzës duke mos zbuluar fytyrën e saj. Në një intervistë për ‘Vogue’, […]

Prill 12, 2025 - 14:00
 0  4
Gigi Hadid ndan fotografi të rralla me vajzën Khai dhe flet për bashkëprindërimin me Zayn Malik

Gigi Hadid ka ndarë disa fotografi të rralla të vajzës së saj 4-vjeçare, Khai, teksa shijonin një shëtitje me biçikletë në natyrë.

Supermodelja 29-vjeçare, e cila është në një lidhje me aktorin Bradley Cooper, publikoi imazhet në Instagram, duke ruajtur gjithmonë privatësinë e vajzës duke mos zbuluar fytyrën e saj.

Në një intervistë për ‘Vogue’, Gigi tha se përpiqet të gjejë një balancë mes ndarjes së momenteve me ndjekësit dhe mbrojtjes së privatësisë së Khait.

“Nuk dua të ndaj diçka që do t’i prishë qetësinë asaj”, u shpreh ajo.

Modelja foli gjithashtu për marrëdhënien me ish-partnerin Zayn Malik dhe përkushtimin ndaj bashkëprindërimit.

“I planifikojmë muaj më parë kujdestaritë. Ndihmojmë njëri-tjetrin”, tha ajo, duke shtuar se marrëdhënien e tyre e udhëheq ndjenja e respektit dhe shoqërisë.

Ndërkohë, lidhja e saj me Bradley Cooper, që nisi në fund të vitit 2023, po ecën përpara.

“E respektoj dhe më jep shumë mbështetje”, tha Hadid për partnerin e saj të ri.