Benzema nuk e përjashton një rikthim te Reali

Sulmuesi francez, Karim Benzema, ka qenë së fundi në një intervistë. “Benzi”, ka folur për shumë situata në klub, suksesi i Mbappes dhe se çfarë i duhet Realit për të arritur përsëri majat në futboll. Francezi, u pyet edhe për një rikthim sensacional te Reali, gjë që nuk e përjashtoi. “Një rikthim i mundshëm te […]

Nëntor 18, 2025 - 10:30
 0
Benzema nuk e përjashton një rikthim te Reali

Sulmuesi francez, Karim Benzema, ka qenë së fundi në një intervistë.

“Benzi”, ka folur për shumë situata në klub, suksesi i Mbappes dhe se çfarë i duhet Realit për të arritur përsëri majat në futboll.

Francezi, u pyet edhe për një rikthim sensacional te Reali, gjë që nuk e përjashtoi.

“Një rikthim i mundshëm te Real Madridi? Nëse Florentino është ende aty, mund të ndodhë. Nuk do t’ia thoja kurrë Pérezit. Unë jam një madrilen. E ndiej në shpirtin tim. Madridi është ende qyteti im. Do të shohim çfarë do të ndodhë”, deklaroi Benzema.

Benzema, aktualisht është pjesë e Al-Ittihadit që nga viti 2023, ku arriti të fitonte titullin dhe Kupën në Arabinë Saudite.