Beqir Maloku ende i zhdukur, policia thirrje qytetarëve: Lajmërohuni nëse e shihni
Beqir Maloku, 67-vjeçar nga Istogu, për të cilin është raportuar disa herë, nuk është gjetur ende. Lidhur me zhdukjen e tij, kërkohet ndihmë nga qytetarët e Kosovës se kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij, të lajmërojë policinë apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Policia e Kosovës e ka shpërndarë edhe


Beqir Maloku, 67-vjeçar nga Istogu, për të cilin është raportuar disa herë, nuk është gjetur ende.
Lidhur me zhdukjen e tij, kërkohet ndihmë nga qytetarët e Kosovës se kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij, të lajmërojë policinë apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Policia e Kosovës e ka shpërndarë edhe fotografinë e tij me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
192 dhe 080019999 (pa pagesë)
039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
E-mail adresa: [email protected]
Në kërkimet për të gjatë muajit gusht u patën angazhuar edhe nga Shoqata e Kërkim-Shpëtimit dhe FSK-ja.
Sipas informacioneve të para, Beqir Maloku kishte dalë nga shtëpia gjatë verës për të shkuar në një aheng tek motra e tij dhe i ka hyrë malit për t’i rënë rrugës shkurt dhe që nga atëherë nuk ka informacione për të.
