Berisha: Luftoni për çdo votë, fitorja në dorën tonë!
“Duhet të luftojmë për çdo votë”! Ky ishte masazhi që Sali Berisha u dha krerëve të degëve dhe demokratëve të Lezhës, të cilëve u tha se fitorja e zgjedhjeve të 11 Majit është në duart e tyre. “Në mënyrë absolute është në dorën tonë fitorja”, tha Berisha. Bindjen se pas 12 vitesh qëndrimi në opozitë, demokratët […]
“Duhet të luftojmë për çdo votë”!
Ky ishte masazhi që Sali Berisha u dha krerëve të degëve dhe demokratëve të Lezhës, të cilëve u tha se fitorja e zgjedhjeve të 11 Majit është në duart e tyre.
“Në mënyrë absolute është në dorën tonë fitorja”, tha Berisha.
Bindjen se pas 12 vitesh qëndrimi në opozitë, demokratët do rikthehen në pushtet Sali Berisha e mbështet tek programi ekonomik i forcës së tij politike.
“Që tre muajt e parë do vendosim minimum jetik 200 Euro, pensionet do i vendosim mbi minimumin jetik. Do vendosim rrogën minimale 500 Euro, rrogën mesatare 1200 Euro. Do vendosim proporcion rrogë, pagesa për energj, pagesa për ujë”, tha Berisha.
Sërish iu rikthye hetimeve që SPAK-u po zhvillon ndaj Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
“Në krahun tjetër thika e pyka çdo natë kundër njëri tjetrit, thotë m’i ka çu Berisha? Janë mbledhur anëtarët e organizatës kriminale të SPAK-ut dhe po ndryshojnë dokumentin. Po bëjnë çdë përpjekje që 220 mijë Eurot t’i shkruajnë 22 mijë”, tha Berisha.
Akuzat për Ramën e Veliajn u pasuan nga ato për numrin dy të qeverisë.
“I kam thënë “Lubi Balluku” tani do i themi “Lubi Loti”. Si mund ta ndash rrugën 13 kilometra në 14 kontrata”?
Berisha vlerësoi mbështetjen e ndërkombëtarëve përmes tre rezolutave që sipas tij e kanë vënë në rreh të kuq Kryeministrin Rama.
Tv Klan