“Pakti për Fëmijët”, disa deputetë të opozitës kërkojnë komision të posaçëm për të hartuar strategjinë

Disa deputetë të opozitës dorëzuan në Kuvend një iniciativë pas vrasjes së 14-vjeçarit në shkollën “Fan Noli” në Tiranë. Krahas Dashamir Shehit, Flutura Açkës dhe Enkelejd Alibeajt, deputetja Merita Bakiu tha se kjo ngjarje ngre pyetje të thella dhe kërkon reflektim. Sipas deputetëve është e nevojshme një ndërhyrje serioze për çështjet që prekin fëmijët. Ngjarja […]

dhjetor 6, 2024 - 14:00
 0  10
“Pakti për Fëmijët”, disa deputetë të opozitës kërkojnë komision të posaçëm për të hartuar strategjinë

Disa deputetë të opozitës dorëzuan në Kuvend një iniciativë pas vrasjes së 14-vjeçarit në shkollën “Fan Noli” në Tiranë. Krahas Dashamir Shehit, Flutura Açkës dhe Enkelejd Alibeajt, deputetja Merita Bakiu tha se kjo ngjarje ngre pyetje të thella dhe kërkon reflektim. Sipas deputetëve është e nevojshme një ndërhyrje serioze për çështjet që prekin fëmijët.

Ngjarja e fundit tronditi jo vetëm opinionin publik, por kapi në befasi edhe institucionet shtetërore. Prandaj sipas deputetëve në raste të tilla mungesa e reagimit do të ishte e pafalshme. Në këtë mënyrë ata kërkuan ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar që do të mandatohet për hartimin e “Paktit për Fëmijët”, që do të mbajë një strategji kombëtare për fëmijët në vendin tonë.

“Ne deputetët nënshkrues të këtij propozimi, duke iu referuar depozitave të rregullores së Kuvendit të Shqipërisë paraqesim kërkesën për ngritjen dhe funksionimin e një komisioni të posaçëm parlamentar i cili do të mandatohet për hartimin e një strategjie kombëtare për fëmijët të quajtur “Pakti për Fëmijët”. Ky dokument synohet të jetë një platformë kohezive dhe bashkëkohore që do të adresojë nevojat aktuale dhe do të ofrojë zgjidhje të cilat përkojnë me interesat më të larta të qytetarëve. Dokumenti synon të tejkalojë çdo lloj interesi apo ideologjie partiake duke reflektuar një qasje gjithëpërfshirëse dhe jo politizuese”, tha Bakiu.Sipas deputetëve të opozitës, Kuvendi sot është në kushtet që duhet të luajë rolin e vet kushtetues dhe kjo është arsyeja pse ata zgjodhën këtë instrument si më të përshtatshmin për të arritur këtë objektiv.

“Vetëm një komision i posaçëm parlamentar mund të ofrojë një kornizë harmonike dhe gjithëpërfshirëse e cila shmang fragmentimin dhe politizimin që shpesh ndodh me nismat individuale apo të pjesshme. Ky komision do të punojë si një forum i përbashkët dhe gjithëpërfshirës ku përfaqësues nga të gjitha forcat politike, ekspertët e fushës dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile do të punojnë së bashku për të përmbushur këtë objektiv të rëndësishëm”, tha Bakiu.