Dashnor Sula u la jashtë nga Berisha, i bashkohet Adriatik Lapajt
Dashnor Sula, i cili u la në listë të hapur nga PD, dhe reagoi duke bërë të ditur se nuk do të kandidonte, në minutat e fundit para dorëzimit të listave zyrtare të kandidatëve për deputet është bërë pjesë e koalicionit “Shqipëria Bëhet”. Dashnor Sula do të kandidojë në Qarkun e Elbasanit, aty ku ka […]

Dashnor Sula, i cili u la në listë të hapur nga PD, dhe reagoi duke bërë të ditur se nuk do të kandidonte, në minutat e fundit para dorëzimit të listave zyrtare të kandidatëve për deputet është bërë pjesë e koalicionit “Shqipëria Bëhet”.
Dashnor Sula do të kandidojë në Qarkun e Elbasanit, aty ku ka fituar mandatin e deputetit edhe më herët nën logon e PD-së.
Ndërkohë, edhe demokratja tjetër Alesia Balliu ka shkuar te lista e hapur e Adriatik Lapajt.