Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …

Kryedemokrati Sali Berisha mori pjesë këtë të enjte në forumin botëror të IDU-së të zhvilluar në Bruksel ku tha se i ka informuar për atë që ndodhi në zgjedhjet e 11 Majit në Shqipëri. “Qëllimi kryesor është denoncimi online, flakë për flakë si të thuash, i farsës elektorale, të cilën për hir të së vërtetës […]

maj 15, 2025 - 23:00
 0  4
Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …

Kryedemokrati Sali Berisha mori pjesë këtë të enjte në forumin botëror të IDU-së të zhvilluar në Bruksel ku tha se i ka informuar për atë që ndodhi në zgjedhjet e 11 Majit në Shqipëri.

“Qëllimi kryesor është denoncimi online, flakë për flakë si të thuash, i farsës elektorale, të cilën për hir të së vërtetës e kanë denoncuar me profesionalizëm të madh vëzhguesit e institucioneve ndërkombëtare të zgjedhjeve të 11 Majit”, tha Berisha.

Berisha tha se mori mbështetje për rikthimin e votës së lirë në Shqipëri.

“Ata mbështesin plotësisht 100% përpjekjet që po bën PD dhe opozita shqiptare për rikthimin e votës së lirë qytetarëve shqiptarë dhe dënojnë farsën elektorale të Edi Ramës. Ne u jemi pafundësisht mirënjohës”, tha Berisha.

Berisha u shpreh se opozita vijon dokumentimin e parregullsive në zgjedhjet e së dielës.

“Ne kemi parashikuar këto zhvillime. Dhe pikërisht, në këtë trend, ne kemi dokumentuar shumësinë e pafundme të parregullsive, të dhunimeve, të manipulimeve, të këtyre zgjedhjeve”, tha Berisha.

Berisha u shpreh se opozita do të informojë të gjitha kancelaritë nga Brukseli në Uashington për atë që e quajt farsë elektorale e Edi Ramës.

Tv Klan