Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë
Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së janë mbledhur të gjithë sonte në Tiranë ku nesër do të zhvillohet samiti i Komunitetit Politik Europian. Ata janë pritur në një darkë informale në kryeqytetin shqiptar nga kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Bajram Begaj. Siç mund të dallojmë nga pamjet e pranishme është Presidentja e Kosovës, […]

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së janë mbledhur të gjithë sonte në Tiranë ku nesër do të zhvillohet samiti i Komunitetit Politik Europian.
Ata janë pritur në një darkë informale në kryeqytetin shqiptar nga kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Bajram Begaj.
Siç mund të dallojmë nga pamjet e pranishme është Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ai malazez Jakov Milatoviç, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, kryesuesja e presidencës boshnjake Željka Cvijanović dhe kryeministri i RMV, Hristijan Mickoski.
Të pranishëm janë edhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së.
Bëhet fjalë për Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa dhe përfaqësuesen e lartë për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas. I Pranishëm është edhe kryeministri polak, Donald Tusk.