Njëri nga dy kandidatët u tërhoq nga gara, KQZ tregon se votimi mbahet edhe në Kllokot (Fletëvotimi)

Një deklaratë e kandidatatit për kryetar të komunës së Kllokotit, Sreçko Spasiç nga Nisma Qytetare “Srpska Narodna Sloga / Uniteti Kombëtar Serb” ku njofton se i është bashkuar Listës Serbe dhe nuk do të marrë pjesë në raundin e dytë të zgjedhjeve, s’ka pasur kurrfarë peshe për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. “Njëkohësisht, unë, Sreqko Spasiq

Nëntor 6, 2025 - 12:30
 0
Njëri nga dy kandidatët u tërhoq nga gara, KQZ tregon se votimi mbahet edhe në Kllokot (Fletëvotimi)
Njëri nga dy kandidatët u tërhoq nga gara, KQZ tregon se votimi mbahet edhe në Kllokot (Fletëvotimi)

Njëri nga dy kandidatët u tërhoq nga gara, KQZ tregon se votimi mbahet edhe në Kllokot (Fletëvotimi)

Një deklaratë e kandidatatit për kryetar të komunës së Kllokotit, Sreçko Spasiç nga Nisma Qytetare “Srpska Narodna Sloga / Uniteti Kombëtar Serb” ku njofton se i është bashkuar Listës Serbe dhe nuk do të marrë pjesë në raundin e dytë të zgjedhjeve, s’ka pasur kurrfarë peshe për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

“Njëkohësisht, unë, Sreqko Spasiq, dëshiroj të njoftoj opinionin publik dhe të gjithë qytetarët e komunës së Kllokotit se tërhiqem nga gara zgjedhore dhe nuk do të marr pjesë në rundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Kllokotit që do të mbahet më 9 nëntor. Me gjithë forcën dhe energjinë time, së bashku me anëtarët e deritanishëm të ‘Unitetit Kombëtar Serb’, e tashmë anëtarë të Listës Serbe, do të përkushtohemi për fitoren e Listës Serbe”, u tha në njoftiminin e dates 3 nëntor.

Tërheqja e kandidatit, Spasiq, nga gara zgjedhore nuk do të ndikjë në zhvillimin e raundit të dytë në këtë komunë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të hapë vendvotimet në këtë komunë më 9 nëntor për të mundësuar votimin e qytetarëve me të drejtë vote.

Fletëvotimi për komunën e Kllokotit është shtypur nga KQZ dhe do të shpërndahet në vendvotimet e kësaj komune, ashtu siç do të veprohet edhe me fletëvotimet e 17 komunave të tjera ku do të mbahet balotazhi më 9 nëntor.