Berisha për sulmin me armë në darkën e Trump: Akt horror
Akt horror e ka cilësuar kryetari i PD, Sali Berisha sulmin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në darkën e presidentit amerikan Donald Trump me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se “PD dënon me forcën më të madhe këtë akt horror që synonte të ndryshonte me një masakër […]
Akt horror e ka cilësuar kryetari i PD, Sali Berisha sulmin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në darkën e presidentit amerikan Donald Trump me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.
Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se “PD dënon me forcën më të madhe këtë akt horror që synonte të ndryshonte me një masakër historinë”.
Postimi i Berishës
Akt horror! Mbrëmë një person i armatosur me armë zjarri dhe të ftohta i quajtur Cole Tomas Alen 31 vjeç mësues nga Kalifornia kaloi perimetrin e sigurisë të darkës që presidenti Trump shpronte për mediat në Hilton Hotel Ëashington DC dhe në një akt horror hapi zjarrë. Shërbimet sekrete evakuan presidentin Trump dhe zonjën e parë, krimineli u arrestua me shpejtësi nga rojet e sigurisë, një punonjës i shërbimit sekret u plagos, por fatmirësisht për kombin amerikan dhe miqtë e tij nuk pati asnjë viktim apo të plagosur nga të ftuarit. Presidenti Trump u rikthye në darkën e fjalës së lirë dhe dhe mbajti sipas parashikimit fjalën e rastit në të cilën dënoi aktin kriminal të ndërmarrë në Mbrëmjen e Fjalës së Lirë nga një person në vlerësimin e tij jonormal dhe lavdëroi ndërhyrjen e shpejtë dhe të guximshme e të suksesshme të shërbimit sekret. PD dënon me forcën më të madhe këtë akt horror që synonte të ndryshonte me një masakër historinë.