Berisha takim me shqiptarët në Itali: Të shpëtojmë Shqipërinë nga diktatura e dytë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në takimin me shqiptarët në Brescia të Italisë, u shpreh se opozita u ngrit nga hiri me mision që të mbrojë demokracinë. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se bëri çdo përpjekje për të shkatërruar PD, për të partur një Shqipëria pa opozitë. Berisha: Stacioni i parë […]

Prill 13, 2025 - 19:00
 0  7
Berisha takim me shqiptarët në Itali: Të shpëtojmë Shqipërinë nga diktatura e dytë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në takimin me shqiptarët në Brescia të Italisë, u shpreh se opozita u ngrit nga hiri me mision që të mbrojë demokracinë.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se bëri çdo përpjekje për të shkatërruar PD, për të partur një Shqipëria pa opozitë.

Berisha: Stacioni i parë që nisa pas nisjes së fushatës elektorale dy ditë më parë në Tiranë, jeni ju. Është Breshia. Ju erdhët në këtë vend mik të Shqipërisë si njerëzit më të vuajtur nga diktatura komuniste në Evropë. Ju erdhët në Itali si njerëz para të panjohurave të mëdha. “Viva a Italia”. Arritët të ktheheshit në qytetarë dinjitozë, në pak vite u bëtë pjesë jetike në ekonominë e Italisë. Ja ku jeni sot më të lirë, më të fortë, më të mirë se kurrë. Ju punuat me ndershmëri dhe me këtë punë fituat respekt dhe mirënjohje. Ju kurrë nuk e harruat vendin tuaj, atdheun dhe familjet tuaja. Të jesh shqiptar do të thotë të kalosh çdo pengesë. Vërtetë kaluam një opozitë të gjatë, vërtetë luftuam me egërsinë më të madhe tre vite me radhë me qëllimin më të lig për të zhdukur dhe krijuar Shqipërinë pa opozitë. Ashtu si ju, që fituat çdo sfidë, edhe ne kaluam çdo pengesë. U ringritëm nga hiri për një mision të shenjtë. Të mbrojmë demokracinë, interesin shqiptar dhe do shpëtojmë Shqipërinë nga diktuara e dytë.