LaCivita me Berishën në Brescia: Rama nuk ofron asgjë për shqiptarët, votoni Berishën

Kryetari i PD, Sali Berisha është takuar me qytetarët që jetojnë në Brescia të Italisë. Kryedemokrati shoqërohej në këtë takim edhe nga drejtuesi i fushatës, Chris LaCivita. Gjatë fjalës së tij, LaCivita kërkoi votën e diasporës për Sali Berishën në zgjedhjet e 11 majit, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama nuk ofron asnjë mundësi për shqiptarët. […]

Prill 13, 2025 - 19:00
 0  7
LaCivita me Berishën në Brescia: Rama nuk ofron asgjë për shqiptarët, votoni Berishën

Kryetari i PD, Sali Berisha është takuar me qytetarët që jetojnë në Brescia të Italisë.

Kryedemokrati shoqërohej në këtë takim edhe nga drejtuesi i fushatës, Chris LaCivita. Gjatë fjalës së tij, LaCivita kërkoi votën e diasporës për Sali Berishën në zgjedhjet e 11 majit, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama nuk ofron asnjë mundësi për shqiptarët.

“Shqipëria po përballet me një krizë të vërtete, ka humbur më të mirët dhe më të mençurit për mundësi që nuk i ofron. Nuk ofron mundësi sepse për 12 vite të fundit Edi Rama dhe socialistët e kanë bërë të pamundur. E vetmja rrugë për ta ndryshuar është të çoheni dhe të gjithë të votoni! Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit kanë mundësin për të ndryshuar drejtimin e vendit. Çdo votë ka rëndësinë e vetë, por sidomos të atyre që jetojnë jashtë. Keni mundësinë të ndryshoni të ardhmen e Shqipërisë. Donald Trump i bë President i SHBA sepse solli për të votuar një pjesë të madhe të amerikanëve. Duke dalë të gjithë, sa më shumë për të votuar më 11 maj për Sali Berishën, mund ta bëni Shqipërinë të madhe sërish”-tha LaCivita.