Berisha thërret në takim aleatët, ja për çfarë u diskutua

Fatmir Mediu, Agron Duka, Tedi Blushi dhe Vangjel Dule kanë zhvilluar një takim disa minutësh këtë të mërkurë me Sali Berishën në selinë blu. Mësohet se në këtë takim është diskutar për dy reformat që po vijojnë në Kuvend, Reformën Zgjedhore dhe Administrativo-Territorialen. Mësohet se aleatët janë thirrur nga Berisha për të dakordësuar qëndrimin lidhur […]

Prill 8, 2026 - 13:30
Berisha thërret në takim aleatët, ja për çfarë u diskutua

Fatmir Mediu, Agron Duka, Tedi Blushi dhe Vangjel Dule kanë zhvilluar një takim disa minutësh këtë të mërkurë me Sali Berishën në selinë blu.

Mësohet se në këtë takim është diskutar për dy reformat që po vijojnë në Kuvend, Reformën Zgjedhore dhe Administrativo-Territorialen.

Mësohet se aleatët janë thirrur nga Berisha për të dakordësuar qëndrimin lidhur me këto dy reforma, ku do të ftojnë edhe parti të tjera jashtëparlamentare për të pasur një qëndrim të përbashkët në Kuvend.

Po ashtu, në takim është diskutuar edhe për aksionin opozitar, ku në 17 Prill është thirrur protestë kombëtare.