Besa feston 10 vjetorin, Kasami: U bëmë bashkë për ta rikthyer çështjen shqiptare aty ku e ka vendin

Lëvizja Besa sonte ka shënuar 10 vjetorin e themelimit. Kryetari i kësaj partie, Bilall Kasami, duke folur për krijimin e VLEN-it, tha se ata kanë harruar gjitha ndasitë dhe keqkuptimet The post Besa feston 10 vjetorin, Kasami: U bëmë bashkë për ta rikthyer çështjen shqiptare aty ku e ka vendin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nëntor 25, 2024 - 02:00
 0  3
Besa feston 10 vjetorin, Kasami: U bëmë bashkë për ta rikthyer çështjen shqiptare aty ku e ka vendin

Lëvizja Besa sonte ka shënuar 10 vjetorin e themelimit. Kryetari i kësaj partie, Bilall Kasami, duke folur për krijimin e VLEN-it, tha se ata kanë harruar gjitha ndasitë dhe keqkuptimet për shkak se interesi primar është ai i qytetarëve.

Ai tha se koalicioni VLEN është një mision i përbashkët mes subjekteve, për të rikthyer çështjen shqiptare aty ku e ka vendin.

“Ne u bëmë bashkë që çështjen shqiptare ta kthejmë në institucione, atëherë kur BDI harroi se erdhi në pushtet mbi gjakun e shumë dëshmorëve, mbi shkatërrimin e pasurive të shumë shqiptarëve dhe nuk erdhi në pushtet për të bërë para, nuk erdhi në pushtet për të ushtruar pushtet mbi shqiptarët, por edhe në pushtet për t’ju shërbyer shqiptarëve”, tha Kasami, raporton SHENJA.

Kasami tha se sot janë të bashkuar në koalicion që të tregojnë se ja vlejti të jenë bashkë më Afrimin, me Izetin, me Arbenin dhe me Bekimin.

Kryetari i Tetovës, Kasami falënderoi gjithë aktivistët e Lëvizjes BESA, për atë që kanë arritur që këtë dekad, ta festojnë bashkë si koalicion VLEN.

The post Besa feston 10 vjetorin, Kasami: U bëmë bashkë për ta rikthyer çështjen shqiptare aty ku e ka vendin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .