Ka marrëveshje me bankat për huamarrjen Hungareze – Kompanitë do të paguajnë 1,95% normë interesi

1,95% është norma e interesit për kompanitë që do të aplikojnë për paratë nga huamarrja hungareze. Çdo kompani mund të aplikojë në cilëndo bankë, ndërsa pas dhënies së pëlqimit, Banka The post Ka marrëveshje me bankat për huamarrjen Hungareze – Kompanitë do të paguajnë 1,95% normë interesi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nëntor 25, 2024 - 02:00
 0  6
Ka marrëveshje me bankat për huamarrjen Hungareze – Kompanitë do të paguajnë 1,95% normë interesi

1,95% është norma e interesit për kompanitë që do të aplikojnë për paratë nga huamarrja hungareze. Çdo kompani mund të aplikojë në cilëndo bankë, ndërsa pas dhënies së pëlqimit, Banka zhvillimore i transferon paratë. Paratë do të duhej të jenë në dispozicion që nesër.

Kompanitë do të munden të investojnë në mjete për prodhim, burime ripërtëritëse të energjisë dhe hapësira afariste për nevojat e tyre. Do të duhet të marrin pjesë 20% mjete të tyre me çka vala e investimeve në ekonomi do të arrijë 300 milionë euro. Shuma maksimale që mund ta marrë një kompani

“Do të kenë mundësi të gjitha ato kompani që do t’i investojnë këto mjete në mjete bazë për punë, në burime ripërtëritëse të energjisë si dhe në objekte që do t’i përdorin për nevoja të tyre administrative, përkatësisht për nevojat e tyre”, tha Mickoski.

Mickoski tha se pjesa më e madhe e bankave janë dakorduar, disa më të vogla e disa më të mëdha, por pret që këto ditë të gjitha banka të pranojnë. Ato që nuk do të pranojnë normën e interesit të jetë 1,95% nuk do të jenë pjesë e projektit.

Përndryshe, siç publikoi TV21 disa ditë më parë, norma e interesit deri në 2% është e pranueshme për ekonomi. Këto 1,95% janë ulje drastike krahasuar me opsionin e parë kur u fol për 2,7%. Normën e interesit që do ta paguajnë kompanitë, është për bankat si një lloj sigurimi nga rreziku, si provizion dhe përfitim ndërsa do të duhet të kthejnë vetëm 250 milionë euro si principal i kredisë. Këtë principal, plus normë interesi prej 3,25% shteti duhet t’i kthejë Hungarisë në 15 vitet e ardhshme.

The post Ka marrëveshje me bankat për huamarrjen Hungareze – Kompanitë do të paguajnë 1,95% normë interesi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .