Besian Mustafa publikon një video, akuzon VV-në për vjedhje të votës së mërgatës

Kandidati i LDK-së për deputet dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie, Besian Mustafa, ka shpërndarë një video ku një person shihet teksa ka para vetes një numër të madh të fletëvotimeve e ku në të njëjtën video dëgjohet në sfond zëri i Albin Kurtit. Mustafa thotë se në këtë video shihet manipulim i votave

Mars 19, 2025 - 13:00
 0  5
Besian Mustafa publikon një video, akuzon VV-në për vjedhje të votës së mërgatës
besian-mustafa-publikon-nje-video,-akuzon-vv-ne-per-vjedhje-te-votes-se-mergates

besian-mustafa-publikon-nje-video,-akuzon-vv-ne-per-vjedhje-te-votes-se-mergates

Kandidati i LDK-së për deputet dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie, Besian Mustafa, ka shpërndarë një video ku një person shihet teksa ka para vetes një numër të madh të fletëvotimeve e ku në të njëjtën video dëgjohet në sfond zëri i Albin Kurtit.

Mustafa thotë se në këtë video shihet manipulim i votave të mërgimtarëve nga Lëvizja Vetëvendosje, meqë një person i vetëm mbush dhjetëra fletëvotime të mërgimtarëve.

“Hajnia e votës me shpejtësinë e vajit në tepsi”, ka shkruar Mustafa.