Deshi të ikte në Serbi, kapet në Bërnjak i dyshuari për sul*m ndaj një personi
Në pjesën veriore të vendit, gjatë ditës së sotme, policisë i doli punë në dy raste të ndara, duke arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”. Rasti i parë raportohet të ketë ndodhur në Leposaviq. Ky rast, në Polici thuhet të jetë raportuar më datën 21.03.2025, rreth orës 23:40 ku


Në pjesën veriore të vendit, gjatë ditës së sotme, policisë i doli punë në dy raste të ndara, duke arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.
Rasti i parë raportohet të ketë ndodhur në Leposaviq.
Ky rast, në Polici thuhet të jetë raportuar më datën 21.03.2025, rreth orës 23:40 ku Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Leposaviq ka njoftuar policinë se një person me lëndime (frakturë në nofull) është pranuar për trajtim mjekësor.
“Pas marrjes së trajtimit mjekësor, viktima ka deklaruar se ishte sulmuar me grushte në fytyrë nga një person i dyshuar derisa ishte duke qëndruar në një lokal nate. Lidhur me rastin, në stacion policor është paraqitur i dyshuari F.M 19 vjeçar i cili është intervistuar”, tha Policia
Rasti i dytë ka ndodhur më datën 22.03.2025, rreth orës 00:20, në Zubin Potok, ku Qendra e Mjekësisë Familjare në këtë komunë ka njoftuar policinë se një person me lëndim në kokë ka kërkuar ndihmë mjekësore.
“Sipas deklaratës së viktimës, ai ishte sulmuar me një shishe qelqi nga i dyshuari I. A. 35 vjeç, derisa ndodhej në një lokal në Zubin Potok. Pas sulmit, i dyshuari ishte larguar në drejtim të panjohur. Njësitë policore kanë arritur të ndalojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin i cili po tentonte të kalonte kufirin e Kosovës përmes pikës kufitare në Bërnjak”.
“I dyshuari, i cili ishte nën ndikim të alkoolit në masën 0.69‰, është ndaluar në stacion policor, më pas është intervistuar”, tha Policia.
Lidhur me rastet, Policia thotë se për të gjitha veprimet është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendim të të cilit, të dy personave u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh