Biber publikoi përmbledhjen me tregime të shkurtra dhe ndau çmimet për konkursin e gjashtë
Biber ka botuar përmbledhjen me tregime të shkurtra të përzgjedhura në konkurs. Konkursi i gjashtë Biber qëndroi i hapur nga data 8.12. 2023 deri me datën 26. 5. 2024. Në konkurs arritën 490 tregime. Juria e përbërë nga Almin Kaplan, Jasna Dimitrijeviq dhe Tanja Stupar Trifunoviq, përzgjodhi 24 tregime që do të përfshihen në përmbledhjen […]


Biber ka botuar përmbledhjen me tregime të shkurtra të përzgjedhura në konkurs. Konkursi i gjashtë Biber qëndroi i hapur nga data 8.12. 2023 deri me datën 26. 5. 2024. Në konkurs arritën 490 tregime. Juria e përbërë nga Almin Kaplan, Jasna Dimitrijeviq dhe Tanja Stupar Trifunoviq, përzgjodhi 24 tregime që do të përfshihen në përmbledhjen shumëgjuhëshe dhe mori vendim për çmimet. Ekipi Biber gjithashtu përzgjodhi një tregim nga konkursi për të qenë pjesë e përmbledhjes, transmeton Portalb.mk.
Tri tregimet e shpërblyera janë:
Çmimi i parë: Djaloshi që i donte kambanat i autores Vladimira Beciq nga Dugo Selo
Çmimi i dytë: Trupa prej uji i autores Monika Herceg nga Zagrebi
Çmimi i tretë: Erzähle mir etwas über dich i autores Danijela Repman nga Sombori
Përkthimet në shqip i kanë bërë Qerim Ondozi dhe Ilir Ajdini, përkthimet në maqedonisht Gjoko Zdraveski, Ivan Shopov dhe Ilir Ajdini, ndërsa përkthimet në BHSC i kanë bërë Gjorgje Bozhoviq, Lidija Bariq dhe Irena Shentevska.
Ilustrimet në kopertinë janë bërë nga Jana Daniloviq.
Biber është konkurs për tregim të shkurtër të angazhuar në gjuhën shqipe, maqedone, boshnjake, kroate, serbe dhe malazeze. Tema e konkursit është pajtimi në kontekstin e pasojave të luftës dhe të dhunës në vendet e ish-Jugosllavisë, ndërsa merren parasysh edhe tregimet të cilat mund t’i ndihmojnë mirëkuptimit më të madh mes njerëzve, zbutjes së urrejtjes dhe kapërcimit të paragjykimeve, tregimet kundër luftës, tregimet të cilat ballafaqohen me të kaluarën, me dekonstruktimin e imazhit të armikut, tregimet për dhembshurinë ndaj tjetrit, tregimet e guximshme të cilat marrin guximin të ecin me këpuca të „armikut“, tregimet të cilat i lëviizin kufijtë dhe na i hapin rrugët për të ndërtuar një të ardhme më të qartë, më të sigurtë e më të lirë për të gjithë. Konkursi organizohet nga ekipi Biber i Qendrës për Veprim të Padhunshëm Sarajevë|Beograd.