Bie në masë të madhe çmimi i naftës, pas këtij vendimi

Çmimet e naftës kanë rënë mbi 10% brenda më pak se dy orësh, pasi Ministri i Jashtëm i Iranit deklaroi se ngushtica e Hormuzit është “plotësisht e hapur” për pjesën e mbetur të armëpushimit me SHBA-në. ADVERTISING Ова ќе ве спаси од дијабетес! DIABETES Начин со кој организмот повторно произведува инсулин! DIABETES Чуден трик против […]

Prill 17, 2026 - 22:00
Bie në masë të madhe çmimi i naftës, pas këtij vendimi

Çmimet e naftës kanë rënë mbi 10% brenda më pak se dy orësh, pasi Ministri i Jashtëm i Iranit deklaroi se ngushtica e Hormuzit është “plotësisht e hapur” për pjesën e mbetur të armëpushimit me SHBA-në.

ADVERTISING

Ова ќе ве спаси од дијабетес!
DIABETES

Начин со кој организмот повторно произведува инсулин!
DIABETES

Чуден трик против брадавици и папиломи – обидете се!
PARAZOL
Në një deklaratë në X, ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, bëri të ditur se ngushtica e Hormuzit është “plotësisht e hapur”, në përputhje me armëpushimin në Liban.

Pas këtij njoftimi, tregjet globale të energjisë reaguan menjëherë.

Nafta WTI ka rënë me më shumë se 12% në rreth 82 dollarë për fuçi, ndërsa Brent ka rënë me 10% në rreth 88 dollarë për fuçi, përcjell Euronews.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka mirëpritur njoftimin, duke theksuar se bllokada detare amerikane ndaj porteve iraniane do të mbetet në fuqi deri në përfundimin e negociatave me Iranin.

Ai ka deklaruar gjithashtu se shumica e pikave të marrëveshjes janë dakorduar dhe procesi mund të përmbyllet shpejt, ndonëse ende nuk janë bërë publike detajet.

Pas lajmit, edhe bursat amerikane kanë shënuar rritje, me S&P 500 dhe Nasdaq në nivele rekord, ndërsa Dow Jones është rritur mbi 1.7%.