Bie nga lartësia teksa po ecte në mal, vdes një 40-vjeçar në Shkodër
Një 40-vjeçar ka humbur jetën në në vendin e quajtur “Kozhnje”, në Kelmend të Shkodrës, pasi dyshohet se është rrëzuar nga lartësia në një terreni malor. Policia e Shqipërisë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se 40-vjeçari ishte banues në fshatin Grudë Fushë, raporton A2Cnn. “Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër-Rreth orës 09:15, Salla Operative


Një 40-vjeçar ka humbur jetën në në vendin e quajtur “Kozhnje”, në Kelmend të Shkodrës, pasi dyshohet se është rrëzuar nga lartësia në një terreni malor.
Policia e Shqipërisë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se 40-vjeçari ishte banues në fshatin Grudë Fushë, raporton A2Cnn.
“Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër-Rreth orës 09:15, Salla Operative ka marrë njoftim se në njësinë administrative Kelmend, në vendin e quajtur “Kozhnje”, shtetasi M. Ç., 40 vjeç, banues në fshatin Grudë Fushë, dyshohet se ka qenë duke ecur në një terren të thepisur malor dyshohet se është rrezuar nga lartësia dhe si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet tutje në njoftim.
