Dy burra dalin në gjyq në Gjenevë për financimin e xhihadistëve kosovarë

Dy burra nga Gjeneva, të akuzuar për financimin e një grupi terrorist kosovar, po përballen me gjykimin në Gjykatën Penale Federale të Zvicrës. Prokuroria kërkon dënime të rënda: 9 vjet burg për të akuzuarin kryesor, i prezantuar si udhëheqës i degës së Gjenevës të grupit dhe 9 vjet e gjysmë për bashkëpunëtorin me dy shtetësi.

Nëntor 4, 2025 - 19:00
 0

Sipas prokurorisë, të akuzuarit kanë dërguar rreth 80,000 franga zvicerane për një celulë xhihadiste në Kosovë dhe kanë mbledhur fonde për blerjen e armëve. I akuzuari kryesor pranoi radikalizimin e tij dhe lidhjen me ideologjinë e ISIS, ndërsa bashkëpunëtori e konsideron përfshirjen e tij të kufizuar. Të dy kanë pranuar disa nga akuzat dhe shprehin keqardhje për veprimet e tyre, përcjell tutje albinfo.ch.

Prokuroria thekson se grupi “Frëria e Vitisë” plotëson të gjitha kriteret ligjore për organizatë terroriste: strukturë të organizuar, rekrutim, komunikim sekret dhe qëllime me rrezik të lartë. Dita e ardhshme e gjykimit do t’i kushtohet mbrojtjes nga avokatët e të akuzuarve.