Bilalli-Zendeli: Ja shtatë arsyet pse Gostivari duhet ta përkrahë fuqishëm Valbon Limanin
Nënkryetarja dhe zëdhënësja e BDI-së, Arta Bilalli-Zendeli, përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve të Gostivarit, pak orë para fillimit të heshtjes zgjedhore për zgjedhjet lokale të përsëritura të 11 janarit, ka The post Bilalli-Zendeli: Ja shtatë arsyet pse Gostivari duhet ta përkrahë fuqishëm Valbon Limanin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Nënkryetarja dhe zëdhënësja e BDI-së, Arta Bilalli-Zendeli, përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve të Gostivarit, pak orë para fillimit të heshtjes zgjedhore për zgjedhjet lokale të përsëritura të 11 janarit, ka shpalosur shtatë arsye pse duhet mbështetur kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Dr. Valbon Limani.
“Të dashur Gostivaras, pas disa orësh fillon heshtja zgjedhore për zgjedhjet lokale të përsëritura më 11 janar. Jam e vetëdijshme se pozicionimet, për dikend mund të duken të pazakonta, por pa dashur të hy në arsyetime këtë herë, do të doja t’i shpalos shtatë arsyet pse duhet të përkrahet fuqishëm kandidati i Aleanca Kombëtare për Integrim, Dr. Valbon Limani”, ka deklaruar Bilalli-Zendeli.
Ajo thekson se Limani përfaqëson brezin e ri të politikanëve në Gostivar dhe se është kandidat i pakonsumuar politikisht. “Valboni është politikan dhe kandidat/kryetar i brezit të ri të politikanëve në Gostivar” dhe “është politikan i pakonsumuar”, shprehet ajo.
Sipas saj, Limani vjen nga një familje e etabluar kombëtarisht dhe ka aftësinë të bashkojë njerëzit. “Ai nuk i lufton shokët, por përkundrazi i miqëson, i bashkon drejt idealeve më të larta”, ka theksuar Bilalli-Zendeli.
Në deklaratën e saj, ajo e vlerëson Limanin si politikan të qetë, të matur dhe të përpiktë në mesazhe. “Mesazhet që i dërgon i dërgon me kthjelltësi, me zemër dhe jo me programime apo porosi nga qendra të dyshimta”, thuhet në deklaratë.
Bilalli-Zendeli nënvizon edhe lidhjen e Limanit me qytetin. “Valboni është rritur në Gostivar dhe si i tillë, ai mbetet i afërt dhe i pastër para qytetarit”, ka deklaruar ajo.
Duke folur për zhvillimet pas 19 tetorit, ajo vlerëson se pozicioni i Limanit është forcuar ndjeshëm. “Këshilli Komunal tani i takon AKI-së, Kryesuesi i Këshillit është zgjedhur Valdet Xhaferi nga AKI dhe strukturat e AKI-së në Gostivar funksionojnë jashtëzakonisht të sinkronizuara”, ka theksuar Bilalli-Zendeli, duke i cilësuar këto si avantazhe të rëndësishme për mandatin e ardhshëm.
Në fund, ajo u bën thirrje qytetarëve të zgjedhin zhvillimin. “Ta bëjmë Gostivarin qytet që zhvillohet, avansohet e jo qytet që vegjeton. Voto 3, voto Valbon Limani”, përfundon mesazhi i saj. Gazeta Flaka
The post Bilalli-Zendeli: Ja shtatë arsyet pse Gostivari duhet ta përkrahë fuqishëm Valbon Limanin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .