Mot i lig, erë e fortë dhe bubullima pritet të godasin vendin
Moti sot në vend do të jetë kryesisht i vranët me reshje lokale të herëpashershme shiu. Në disa zona reshjet do të jenë më të dendura (mbi 30 litra për metër katror në 24 orë), lokalisht me kushte për mot të lig me erë të fortë (mbi 60 kilometra në orë) dhe paraqitje të rralla […] The post Mot i lig, erë e fortë dhe bubullima pritet të godasin vendin appeared first on InfoShqip.com.
Moti sot në vend do të jetë kryesisht i vranët me reshje lokale të herëpashershme shiu. Në disa zona reshjet do të jenë më të dendura (mbi 30 litra për metër katror në 24 orë), lokalisht me kushte për mot të lig me erë të fortë (mbi 60 kilometra në orë) dhe paraqitje të rralla të vetëtimave dhe bubullimave.
Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi jugor. Temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11 gradë, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 13 deri në 18 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot i vranët me reshje të herëpashershme shiu, që në disa pjesë të ultësirës mund të jenë më të dendura. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga jugu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 8 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 14 gradë.
Nën ndikimin e një serie valësh ajri të lagësht, deri në fund të javës pritet periudhë moti me vranësira të ndryshueshme dhe temperatura relativisht të larta, shoqëruar me reshje lokale shiu.
Në disa zona reshjet do të jenë më të dendura, lokalisht me kushte për mot të lig me erë të fortë (mbi 60 kilometra në orë) dhe bubullima të rralla. Brenda 24 orëve pritet të bjerë një sasi më e madhe shiu (mbi 30 litra për metër katror). Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi jugor, njofton DPHM.
The post Mot i lig, erë e fortë dhe bubullima pritet të godasin vendin appeared first on InfoShqip.com.